loading

Me përkëdheli dhe llastime, fermerët kujdesen për kafshët

Mëngjesi në Fermë ka nisur plot gjallëri, teksa fermerët janë angazhuar me detyrat e zakonshme të fermës, të caktuara këtë javë nga kryefermerja Alba. Si çdo ditë, puna nis herët, dhe këtë herë, Nur, Ylli dhe Andueli janë parë të angazhuar në stallat e kafshëve, duke u kujdesur me përkushtim për ushqimin dhe pastërtinë e tyre. Megjithëse Andueli është aktualisht pjesë e shtëpisë së Fakirit pasi grupi i tij humbi sfidën ditën e djeshme të caktuar nga kryeplaku Albano,dhe sipas rregulli të shtëpisë së Fakirit ndalohet komunikimi me fermerët e tjerë. Megjithatë fermerët kanë gjetur mënyra të tjera për të bashkëpunuar, duke komunikuar me shenja, në mënyrë që puna të ecë siç duhet, pa thyer rregullat e vendosura nga Agai. Momente të ngrohta nuk munguan, pasi lidhja mes fermerëve dhe kafshëve të fermës është forcuar dukshëm. Ledhatimet dhe llastimet në mëngjes u bënë pjesë e rutinës, duke dhënë edhe pak dashuri për kafshët e fermës. Pas përkëdheljeve dhe llastimevetë vogla, tre fermerët iu përkushtuan pastrimit të stallave dhe ushqyerjes së kafshëve.