Kryefermere Alba, zgjon dhe fillon të ndajë detyrat për fermerët
Ashtu siç tashmë është bërë traditë, Alba, në rolin e kryefermeres, ka marrë përsipër edhe këtë mëngjes zgjimin e fermerëve. . Alba shkon afër secilit fermer duke i zgjuar,dhe duke i thënë secilit prej tyre punët përkatëse që kanë për sot. Fermerja e ka kthyer zgjimin në një ritual të ngrohtë. Ajo afrohet pranë çdo krevati me qetësi, i përkëdhel fermerët dhe u flet me zë të ulët për t’i ndihmuar të nisin ditën. Me tone miqësore, Alba përpiqet të krijojë një atmosferë pozitive që në orët e para të mëngjesit. Por, si gjithmonë në fermë, jo të gjithë fermerët e përjetojnë njësoj këtë moment. Disa nga fermerët ende të përgjumur, nuk janë aq të entuziazmuar nga zgjimi i hershëm. Ashtu si në rastin e Elinarës dhe Ronit ku të dy fermerët kanë shprehur jo pak herë pakënaqësi nga roli i Albës si kryefermere. Pavarësisht reagimeve të ndryshme, Alba mbetet e qëndrueshme në rolin e saj, duke vazhduar me misionin e saj per zgjimin e fermerëve.