“Kapnim bretkosa”, Andueli-Big Bastës: Pse nuk na i gatuan?
Teksa janë të dënuar dhe po rrinë në shtëpinë e Fakirit, Big Basta, Andueli dhe Keisi kanë biseduar me njëri-tjetrin në lidhje me histori dhe tema të ndryshme. Big Basta ka nisur t’i tregojë Anduelit një histori të vjetër, kur shkonin nëpër fshatra të braktisura dhe gjuanin për peshq dhe bretkosa. Andueli i tha se meqë di ti gatuajnë pse nuk u gatuan edhe atyre. Pjesë nga biseda: Big Basta: Besoj të kam treguar që shkonim nëpër fshatra të braktisura, kishte shptëpia të braktisura. Gjuanim për peshq. Kapnim bretkosa, bënim këmbë bretkose Andueli: A di ti gatuash? Big Basta: Ato bëhen të mira më miell dhe vezë Andueli: Pse nuk na i bën? Miell kemi, vezë po, bretkosa po Big Basta: Ato janë të vogla nuk bëjnë Andueli: Fut Ganinë se i kap ai. Ndërkohë mes fakirëve ka shpërthyer e qeshura