“Nuk të kam marrë asgjë pa dëshirë”/ Kriset marrëdhënia Limi-Alba?
Marrëdhënia Limi-Alba mesa duket po pëson një krizë. Teksa po rrinin në krevat të dy së bashku te Njishi, Limi dhe Alba kanë folur për marrëdhënien e tyre private të krijuar brenda Fermës. Limi i tha Albës se gjithçka ka nisur si lojë dhe asnjëri nuk mund ta mbajë peng tjetrin. Fermerja u shpreh se ka turp në lidhje me situatat e krijuara mes të dyve dhe kjo nuk është një lidhje kalimtare nga ana e saj. Pjesë nga diskutimi: Limi: Tek ne nisi gjithçka si lojë apo jo Alba: Jo si lojë Limi: Dëshirë, apo si dënim. Patjetër që kemi pëlqim Ndërkohë, Alba duket se është mërzitur menjëherë pas kësaj bisede teksa ka vënë duart në kokë. Limi: Ne jemi njësoj, si ti si unë. Peng nuk mund ta mbajmë njëri-tjetrin. Alba: Nuk po dal këtu Limi: Pse nuk e shijon, mua nuk më interesojnë lidhjet e tua. Këtu jemi në një reality shoë, çdo gjë është jep-merr. Nuk besoj se të kam marrë diçka pa dëshirë Alba: Nuk e thashë këtë Limi: Ke puthur dikë që ke qejf, çfarë problemi ka këtu? Alba: Po të them që për mua nuk është kalimtare Limi: Pse po shqetësohesh. Çdo gjë është sesi reagon dhe përgjigjesh. Alba: Unë stepem nga turpi, nga frika se jemi live në publik Limi: Ne jemi më këmbë në tokë Alba: Unë jam private te marrëdhënia ime me një mashkull. Limi: Edhe për mua është hera e parë. Ndërkohë, siç shihet mesa duket Limi dhe Alba të cilët i menduam si çift, po hasin një krizë në marrëdhënien e tyre private.