loading

Keci i thith gishtin Keisit, trembet fermerja

Teksa në Fermë ka rënë gongu, fakirët kanë vrapuar për tu kujdesur për kafshët. Teksa po ushqenin lopën, Keisi tha se kjo quhet Alba dhe është shumë e shpifur. Mirëpo kjo gjë është kundërshtuar nga Big Basta i cili tha se lopa quhej Britney. “Kjo Alba është shumë e shpifur. Alba e ka emrin lopa”, tha Keisi. Kundërshton Big Basta: “Lopa e ka emrin Britney, pse Alba?” Pas kësaj, Ylli ka shkuar të mjelë dhitë dhe Frederiku e ka ndihmuar teksa e mbajti për brirësh. Por, një situatë qesharake ka ndodhur teksa Keisi ka shkuar në stallën e dhive. Ylli ka dashur që Keisi të përkëdhëlë kecin, ndërsa keci i ka thithur gishtin fermeres. Reagimi i saj ishte epik pasi ajo shpërtheu në ulërima dhe të qeshura.