loading

“O kryefermere/ Big Basta: Alba e do shumë Limin, kundërshtojnë Keisi dhe Andueli

Andueli, Keisi dhe Big Basta kanë folur ditën e sotme në lidhje me fermerët e tjerë. Veçanërisht kanë folur për Albën, teksa Big Basta dhe Andueli po i thërrisnin “o kryefermere”. Ndërkohë Keisi tha që po flen Limi dhe bashkë me të po flen dhe Alba e cila po i bën shoqëri. Big Basta u shpreh që Alba ka ndjenja për Limin dhe e don atë, ndërkohë Keisi qeshi në mënyrë ironike. Andueli ishte ai më skeptiku i cili i tha se nëse nuk do e njihte nga jashtë do e besonte por në këtë rast nuk e beson dot. Edhe Keisi tha se ka informacion për të dy nga jashtë dhe nuk mund të mos e kuptojnë lojën e tyre. Pjesë nga biseda: Big Basta: Unë mendoj se Alba e do shumë Limin Andueli: Do ta besoja nëse nuk do dija informacione për të Keisi: Nuk mund të duhet njeriu ashtu për dy ditë Big Basta: Jo, jo unë nuk di informacione për të