loading

“Sa mirë shikohet nga këtu”, Alba hipën sipër kasolles dhe dhuron show

Ditën e sotme teksa fermerët po ndërtonin kasollet, Alban ë rolin e kryefermeres kishte për detyrë vetëm të vëzhgonte ‘punëtorët’. Por, si duket kryefermeren e ka marrë malli për Limin dhe ka vendosur ta ‘vëzhgojë’ nga afër. Alba ka hipur mbi çatinë e njërës nga kasollët që po ndërton Limi, në çati ndodhet edhe fermeri. Ajo i thotë fermerëve të tjerë që nga atje lart duket shumë bukur. Më tej ajo u ka dhënë kurajo grupit të Esterit teksa i tha se nuk duhet të ndalen pasi sipas saj janë të dy grupet njësoj. Duket se kryefermerja e ka shijuar shumë pamjen nga sipër teksa ka dhuruar dhe një kërcim mbi çati. Ajo gjithashtu i ka dedikuar një këngë fermerëve të tjerë nga sipër teksa i ka ngacmuar me fjalët e tekstit.