loading

“Nuk dua që burri të më tradhëtojë”, Alba dhe Limi flasin për jetën në çift

Alba dhe Limi po kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit te shtëpia e Njishit. “Çifti” janë futur në vaskë së bashku, ndërkohë që qëndrimin e tyre e kanë shijuar me prekje dhe fërkime. Limi e ka pyetur Albën për rolin e saj si kryefermere dhe ajo iu përgjigj që puna po shkon mirë. Alba i ka ndarë fermerët në tre grupe dhe secili grup ka nga një komandant, të cilët janë të “detyruar” të japin llogari dhe të ankohen te Alba për sjelljen e pjestarëve të grupit. Më tej, ata kanë kaluar në një temë më delikate dhe kanë folur për tradhëtinë në çift. Alba u shpreh se nuk mund ta pranonte kurrsesi që mashkulli i saj ta tradhëtonte, ndrësa Limi tha që po të jetë dikush që nuk e njeh dhe nuk ke të bësh më me të nuk ka asnjë problem. “Unë jam all in për të gjitha, për mashkullin që do të kem në krahë. Pse mund t’i lindë nevoja të shkojë te të tjerat”, iu drejtua Alba-Limit. Ndërkohë fermeri, i tha që pas 5, 6 ose 10 vitesh keni një marrëdhënie të shëndetshme nuk ka ndonjë gjë që të “tradhëtojë”. Alba tha me të qeshura që “e rrah”. Fermeri vijoi të thoshte që atë fermën të mos e njohësh fare dhe të mos i dish as emrin as asgjë. “Kur e mendoj faktin që ka shkuar te tjetra është duke shijuar ajo tjetra partnerin tim merr fund”, tha ajo.