Kryeplaku lexon emrat, cili grup e fitoi sfidën për ndërtimin e kasolleve
Fermerët kanë përfunduar sfidën e Agait, ndërsa kryeplaku do lexojë zarfin me emrin e fituesit dhe dënimin për humbësit. Ndërkohë, para se kryeplaku të lexojë zarfin, fermerët kanë diskutuar me Albanon në lidhje me sfidën. “Fermerë, sfidën e ndërtimit të kasolleve e fiton grupi: Andrea, Limi, Nur, Ylli, Elinara dhe Ganiu. Ndërgohë grupi humbës janë Big Mama, Ester, Keisi, Big Basta, Ron dhe Andueli. Grupi fitues do zjedhë 3 nga grupi humbës për të shkuar të shtëpia e Fakirit”, thuhej në zarfin e Agait. Ndërkohë, fituesit kanë zgjedhur si fakirë: Keisin, Big Bastën dhe Anduelin. Pas vendimit, Keisi shpërtheu në të qeshura, ndërsa kryeplak Albano “urdhëroi” fakirët të marrin rrobat dhe të ikin te Fakiri.