loading

“Mos ia pafshit hajrin”, Ganiu-grupit kundështarë: Jeni njerëz të…

Ditën e sotme fermerët kanë qenë të angazhuar për të ndërtuar dhe lyer kasollet. Të ndarë në dy grupe, fermerët po vijonin secili punën në grup. Ndërkohë mes tyre nuk kanë munguar as debatet dhe keqkuptimet. Fillimisht ishin Big Mama dhe Elinara të cilat debatuan për bojën dhe hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës për vjedhje, ndërsa tani është Ganiu ai që është acaruar. Fermeri është afruar pranë Anduelit i cili po punonte se bashku me Esterin dhe ka shpërthyer në akuza ndaj tyre. Ai i tha se po bëni hile. “Kështu ju pafsha. Na keni vjedhur ngjyrën. T’iu vijë turp. Grup i keq”, tha ndër të tjera Ganiu. Ndërkohë, fermerët kanë vijuar punën e tyre për ndërtimin e kasolles, ndërsa Andueli po priste dërrasat me sharrë.