Frederiku dhe Erandi sjellin drekën për fermerët
Teksa të gjithë po merreshin me ndërtimin dhe lyerjen e kasolleve, Erandi dhe Frederiku janë kujdesur që ata të ushqehen. Dy fermerët i kanë shtruar bukën fermerëve të tjerë dhe janë përkujdesur për to. Ndërkohë, grupet kanë vijuar me puënt e tyre pa u ndaluar për të ushqyer në mënyrë që ta mbarojnë sfidën sa më parë, pse jo të shpallen dhe fitues. Ndërkohë, Frederiku është kujdesur që bukën që ua kanë shtruar në hapsirë të jashtme pranë vendit të tyre të punës të mos ua prekin pulat ose insektet. E para që u ul për të ngrënë ishte e kryefermere Alba, ndërsa Frederiku i tha se “po të lë të hash vetëm se je më e vogël, se ndryshe s’do të të lija pasi duhet të presësh të tjërët”. Më tej, të dy së bashku kanë diskutuar në lidhje me orarin e zgjimit të fermerëve. Frederiku i tha Albës që ajo si kryefermere duhet t’i zgjojë shumë herët fermerët e tjerë.