Ju keni vjedhur/ Përplasje mes dy grupeve, Elinara debat të ashpër me Big Mamën: Hajduta
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes grupeve kundërshtare gjatë ndërtimit dhe lyerjeve të kasolleve. Big Basta ka akuzuar grupin kundërshtar teksa i tha se i kanë marrë kutitë e bojës. Elinara po lyente kasollën me bojë, ndërsa Andueli ja mori kutinë nga dora. Ajo e akuzoi fermerin për vjedhje ndërsa Big Mama i tha që jeni ju ata që i keni vjedhur. Ndërkohë, Andueli i ka ironizuar kundërshtarët duke kënduar. Debati ka agravuar mes Elinarës dhe Big Mamës ku asnjëra nuk ua ka lëshuar rrugën njëra tjetrës. “Hajduta, hajduta”, i drejtohen njëra-tjetrës dy fermerët. Dhe debati ka vazhduar akoma ku ato po kërkonin drejtësi mes grupeve.