loading

Kryeplak Albano vjen në fermë, ndalesa e parë te Njishi, thërret kryefermeren

Kryeplaku Albano mbërrin në fermë duket sikur një sfidë e re në horizont po vjen për fermerët. Atmosfera në fermë merr një tjetër kthesë me mbërritjen e kryeplakut Albano, figura që shpesh shoqërohet me detyra të veçanta dhe sfida që testojnë bashkëpunimin  e fermerëve. Ndalesa e parë e tij është pikërisht te Njëshi ku ndodhet kryefermerja Alba, të cilën e thërret me një thirrje simbolike: “Kryefermere!”. Më pas, Albano, së bashku me Albën, drejtohen drejt oborrit ku ndodhen shumica e fermerëve, të cilët e presin dhe e përshëndesin. Pas përshëndetjes, kryeplaku nuk humb kohë dhe u jep menjëherë udhëzim të gjithë fermerëve: “Vishni uniformat!”, një sinjal i cili tregon se ai ka rezervuar për fermerët një sfidë. Edhe pse nuk është bërë ende publike natyra e detyrës, kurioziteti ka filluar të ndihen mes banorëve.