loading

Alba-Ronit: Mos komento punën time

Në fermë, atmosfera duket se mbetet e ngarkuar, veçanërisht në raport me kryefermeren Alba, e cila përballet sërish me tensione dhe gjykime të nënkuptuara nga ana e fermerëve. Edhe pse ajo vijon me përkushtim rolin e saj udhëheqës, nuk mungojnë momentet që ngrenë pikëpyetje mbi qëndrimin e grupit ndaj saj.Gjatë mëngjesit të sotëm, ka qenë fermeri Andrea ai që ka tërhequr vëmendje me një gjest simbolik. Teksa Alba kalonte pranë tij , Andra ka bërë shenjën e kryqit. “Kryqin mos ma drejto mua, respekto fenë time” tha Alba. Megjithatë, Alba e ka kaluar situatën me sportivitet, duke zgjedhur të mos e komentojë më shumë   gjestin dhe të vijojë detyrën e saj me qetësi, shkon pranë Esterit dhe përpiqet ta zgjojë me përkëdheli. Gjithashtu kryefermere Alba vazhdon dhe përcakton detyrat për secilin fermer.Ndryshe nga kryfermerët e tjerë ajo ka vendosur te bëj edhe shefa duke mos i bërë të gjitha punët vet. Teksa Alba po i shpjegonte punën përkatëse të tij, Roni si një ndër fermerët më të pakënaqur me rolin e saj si kryefermere. ka dhënë një koment “fake”. Mbetet për t’u parë nëse roli i Albës si kryefermere do të jetë i suksesshëm këtë javë, duke qënë se ka kundër shumicën e fermerëvë