loading

“Jepi tani, të pret kuzhina”, Alba tenton të zgjojë Andrean dhe fermerët e tjerë

Në fillim të një tjetër dite në fermë, kryefermerja Alba merr përsipër sërish detyrën e zgjimit të fermerëve. Ajo i drejtohet fillimisht Elinarës, të cilën përpiqet ta zgjojë me një gjest të butë, duke i fërkuar kurrizin një shenjë dashamirësie dhe kujdesi nga ana e saj. Megjithatë, reagimi i Elinarës nuk është pozitiv. E shqetësuar nga mënyra e zgjimit, ajo i është kthyer Albës me tone të larta, duke thënë: “Mos më përndiq më o Alba.” Pavarësisht kësaj përplasjeje të vogël, Alba nuk tërhiqet nga misioni i saj. E vendosur për të nisur ditën me të gjithë fermerët në aktivitet, ajo vijon drejt Andreas dhe Esterit për të përmbushur detyrën e saj si kryefermere. Andrea e ka kthyer në situatë qesharake këtë situat duke thënë: “Më ler se jam me brek”.Por as kësaj rradhe Alba nuk dorzoHet dhe vazhdon në zgjimin e fermerëve. Pas përpjekjeve të Albës duket qe fermerët u zgjuan dhe kështu janë gati për të nisur detyrat për sot.