loading

Fermerët zgjohen nga gjumi, Big Mama puth në ballë Ronin

Në fermë, dita ka nisur me zgjimin e fermerëve, një detyrë që  edhe këtë mëngjes është marrë përsipër nga kryefermerja Alba. Pasi janë zgjuar, fermerët Roni dhe Big Mama janë drejtuar në kuzhinë, ku kanë përgatitur kafen e mëngjesit. Gjatë përgatitjes së kafes, një moment i veçantë është regjistruar mes dy fermerëve: Big Mama i dhuron një puthje në ballë Ronit, duke sjellë një çast miqësie në ambientin e përditshëm të fermës. Më pas, të gjithë fermerët janë mbledhur në oborr për të shijuar bashkë kafen e mëngjesit, përpara se të përballen me një ditë të gjatë dhe plot punë dhe  sfida në fermë.