“Iu marrim paktetat të gjithëve”, Alba thur plane me Esterin
Alba ka thurur plane për fermerët e tjerë, pasi ajo është në rolin e kryefermeres që prej mbrëmjes së djeshme. Ajo i ka thënë Esterit për planet e saj ndërsa i ka kërkuar edhe ndihmë. Alba i tha Esterit që ka në plan t’iu marrë paketat të gjithë fermerëve dhe i kërkoi asaj nëse do të jetë pjesë e kësaj situate. Ndërsa, ajo iu përgjigj që duhet ta mendojë pasi sipas saj ky është një gjest shumë i shpifur. “Ditën e fundit që do jem këtu, do e bëj ditë fakirësh. Ta bëjmë të dyja, iu marrim paketat të gjithëve gjithë ditën”, e ka pyetur Alba-Esterin. “Do shkallojnë moj”, ia kthen fermerja. “Nëse je dakord, të dielën…”, ndërsa Esteri i përgjigjet që duhet ta mendojnë pasi kjo është shumë e shpifur.