“E di ti që…”, Erandi flet për Albën me Esterin: Thuaji Frederiku ka dalë në pension
Teksa po rrinin në verandë jashtë, fermerët kanë diskutuar për rolin e Albës si kryefermere. Ka qenë Erandi ai që ka menduar t’i bëjnë rrengje Albës në lidhje me punët që ajo do iu caktojë fermerëve. Andueli u shpreh i zhgënjyer në lidhje me faktin e të qenurit punëtor i Big Bastës. Ai tha se i ka thënë Albës që do sillet me të siç është sjellë ajo kur ai ka qenë kryefermer. Më tej, Erandi iu drejtua Esterit teksa i tha që t’i bëjë një shaka Albës. Ai tha se Frederiku është në pension ka dy vite dhe nuk duhet të bëjë punë. “Thuaj ti, e di që Frederiku është në pension, si i jep punë. Bëje ta bëjmë një shaka të qeshim”, i tha ndër të tjera Erandi-Esterit, ndërsa mes tyre ka plasur e qeshura.