loading

“I bëra blu”, Elinara i tregon Big Bastës histori të vitit 1996 me lyrjen e flokëve

Elinara është bërë nostalgjike mbrëmjen e sotme teksa i ka treguar Big Bastës histori nga e kaluara. Një ndër historitë më interesante ishte, kur ajo kishte lyer flokët me bojë ngjyrë blu në një kohë kur askush nuk ja kishte idenë këtyre bojërave dhe ngjyrave për flokët. Elinara tha se ka eksploruar shumë me ngjyrat e flokëve teksa tha se i ka patur, të kuqe, portokalli, jeshile, por më shumë i shkojnë bjonde. “Në 96-tën i bëra blu. Nga bjonde blu. Mendoj se në atë kohë nuk kishte njeri me kokë blu dhe unë dilja në Tiranë. Të kuqe, rozë, jeshile, të verdha, portokalli, çfarë ka Ylberi të gjitha i kam bërë dhe çuditërisht më shkojnë të gjitha ngjyrat. Por karakteri im është te bjondja”, tha ndër të tjera Elinara.