loading

Zarf në Fermë, cila është sfida e Agait që lidhet me ditën e Tokës?

Një zarf ka mbërritur në Fermë sot për Ditën e Tokës. Agai ka vendosur të sfidojë fermerët duke i vënë përballë kreativitetit. Teksa i ka ndarë në tre grupe, detyra e secilit grup ishte të krijonin një instalacion artistik dhe të vinin në punë mendjen për të bërë një riciklim artistik. Detyra e dytë për fermerët ishte të krijonin një mesazh të shkurtër dhe sensibilizues për Tokën. Ndërsa detyra e fundit ishte të gatuanin bio, pra të përgatisnin një vakt vetëm me produkte organike dhe të mos përdornin asnjë ambalazh. Nëse sfidat do të kryhen me sukses, Agai ka një surprizë për fermerët që do ta marrin ditën e nesërme. “Fermerë, sot është Dita e Tokës dhe Ferma Vip është vendi i duhur për të dhënë mesazhet e duhura si të jetojmë në harmoni me Planetin dhe si të jemi miqësorë me mjedisin. Ndaj, ditën e sotme kalendari do të përkojë me këtë ditë të rëndësishme për Planetin tonë. Agai ka vendosur që t’iu ngacmojë kreativitetin dhe dashurinë për Tokën. Për të realizuar sfidën do të ndaheni në tre grupe. Grupi 1: Ron, Keisi, Big Mama, Gania dhe Nur. Grupi 2: Big Basta, Ylli, Ester, Lim dhe Alba. Grupi i tretëë: Erandi, Anduel, Andrea, Frederik dhe Elinara. Riciklim kreativ, secili grup zgjedh disa mbetje sipas dëshirës dhe më të krijon një instalacion artistik. Secili grup krijon një mesazh të shkurtër e të fortë sensibilizues për Tokën. Gatuaj Bio, secili grup përgatit një vakt vetëm me produkte organike pa asnjë ambalazh plastik. Shfrenoni fantazinë dhe sensin tuaj krijues. Nëse i realizoni me sukses sfidat nesër do të kemi një surprizë nga Agai. Kur të bjerë gongu i parë do filloni të mendoni, gongu i dytë do të jetë për të shkuar te stallat”, thuhej në zarfin e Agait.