“Kështu i godas fermerët të bëjnë punët siç duhet…”/ Alba bën planet e saj si kryefermere, Roni ‘mban shënime’
Alba ka filluar të vërë në zbatim rolin e saj si kryefermere, ndërsa ka nisur të bëjë planet sesi do i ndajë punët e fermës. Teksa po dialogonte me veten, ajo nisi të mendonte sesi do i ndante fermerët në grupe. “Jemi 15 veta, unë Njishi, Limi partneri, Esteri këshilluese. Ngelin 12 persona dhe do i ndaj në 3 grupe. Njëri pastrimi dhe lavanderia, kuzhina dhe pjatat dhe tjetri sera dhe stalla. Grupet do të kenë nga një shef. Secili nga shefët do komandojnë personat e tjerë që kanë në grup për punët e ditës. Dhe çdo ankesë do e përcjellin te unë. Por kush do jenë shefat. Mund të caktoj Elinarën për Lavanderinë, Big Mamën për shefe kuzhine dhe Yllin e Big Bastën për serën dhe stallën. Më mirë të vijnë të më japin këto shpjegime pasi këto tallin femrat. Shefat nuk do të ndryshojnë, ndërsa personat do të ndryshohen çdo ditë. Unë do i kontrolloj të gjitha puënt vetë. Kështu i godas unë fermerët që të bëjnë punët siç duhet”, tha ndër të tjera Alba. Por, Roni i cili po e “përgjonte” dhe sillej sikur po mbante shënime, ai tha se është problem të flasësh me veten. Më pas të dy fermerët kanë patur një debat teksa Roni i tha se ajo ecën me skenar. Kryefermerja tha se nuk ka asgjë për tu habitur pasi të gjithë bëjnë plane.