“Muzika i afron: Fermerët gjejnë harmoninë pas një dite të tensionuar”
Pas një ditë të gjatë plot tensione, debate dhe pakënaqësi për ndarjen e buxhetit dhe rolin e kryefermeres Alba , fermerët duket se kanë zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe për ta mbyllur ditën. Në një atmosferë më të qetë dhe pozitive, ata janë mbledhur së bashku për të ndarë momente të bukura larg tensioneve. Nën ritmet muzikore të krijuara nga Frederiku, i cili mori përsipër të sjellë gjallëri me tingujt e tij, fermerët filluan të këndojnë të gjithë njëzëri në fermë. Mes batutave, ritmeve dhe këngëve të njohura, fermerët u rikthyen për pak çaste tek e përbashkëta që i lidh dëshira për të ndarë momente të vërteta, larg debateve dhe lojërave strategjike.