loading

Çfarë do të bëjmë tani? / Limi-Albës: Kam qejf të të puth fresh

Romanca vazhdon Alba dhe Limi rikthehen te ‘Njishi’ për momente intime larg syve të të tjerëve. Pas ndarjes së detyrave dhe pushimit të dhënë për disa prej fermerëve , kryefermerja Alba vendosi të rikthehet në ambientin e ‘Njishit’, e shoqëruar nga Limi. Larg zhurmës së fermës dhe përgjegjësive të përditshme, dyshja duket se ka gjetur kohë për t’u përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Momentet romantike nuk munguan mes tyre. Përqafimet, bisedat e ngrohta dhe puthjet e shkëmbyera treguan se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më e afërt dhe më e dukshme. Duket sikur Alba dhe Limi po ndërtojnë një raport që dita-ditës po forcohet.