Alba vendos rregullin: Kryefermerja ndan detyrat vetëm të rinjtë merren me pastrim
Në rolin e saj si kryefermere, Alba ka nisur të tregojë autoritetin dhe organizimin e saj në menaxhimin e punëve të përditshme në fermë. Me të vendosur dhe të konsultuar me Ester , ajo ka marrë përsipër ndarjen e detyrave mes fermerëve. Fillimisht, Alba u dha një lajm të mirë disa prej banorëve: Erandit, Elinares dhe Big Mamës – të cilëve u bëri me dije se sot do të jenë pushim nga punët e përditshme. “Vetëm të rinjtë do të merren me pastrimin e fermës,” – tha fermerja. Pasi dha këtë njoftim, Alba vazhdoi me ndarjen e detyrave konkrete për pjesën tjetër të grupit, duke organizuar me kujdes angazhimet e ditës për të rinjtë e fermës. Ndërkoh që jo të gjithë fermerët janë zgjuar, Alba shkon dhe i zgjon me qetësi. Gjithashtu dhe Roni mori pjesë në zgjimin e fermerëve. Ai shkon pikërisht pranë krevatit të Keisit dhe e zgjon me qetësi në fund pasi e zgjon, të dy fermerët përqafohen. Në fund pasi të gjithë fermerët janë zgjuar, vazhdojnë dhe merren me punët e tyre të përditshme në fermë.