“Alba dhe Ester përballen me dhinë kokëfortë: ‘Ua, e vrau!’”
Menjëherë pasi kanë ngrënies së mëngjesit dhe me rënien së gongut, fermerët duket sikur kanë nisur punët e përditshme nëpër stalla dhe sera. Ester dhe Alba shkojnë dhe kujdesen për dhitë. Të dyja fermeret ushqejnë dhitë me bar, pranë Albës dhe Ester shihet dhe Limi duke ndihmuar vajzat.Por puna në stallë nuk shkoi gjithmonë sipas planit. Teksa Alba tentonte të mjelë një nga dhitë, pati vështirësi pasi dhie ishin të pabinduara dhe kokëforta. Situata shkaktoi të qeshura mes vajzave, ndërsa Ester, me një qasje më të butë, u përpoq ta zbutë kafshën duke i folur me fjalë të mira dhe duke i kënduar.Në fund, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, të dyja fermeret dorëzohen dhe vendosin të lënë kecat të pinë vetë, duke e mbyllur me humor: “Ua, e vrau! Shiko çfarë i bën… çfarë heqin nënat e shkreta!” Ky episod i vogël tregon për përditshmërinë e ndërlikuar, por shpeshherë edhe argëtuese, të jetës në fermë ku puna, bashkëpunimi dhe e qeshura shkojnë dorë për dore.