Alba merr rolin me seriozitet: Kryefermerja surprizon banorët me një mëngjes të veçantë
Alba merr rolin me seriozitet: Kryefermerja surprizon banorët me një mëngjes të veçantë Pas mëngjesit që Limi përgatiti për Albën, dinamika mes tyre vijon të zhvillohet me gjeste të ndërsjella kujdesi dhe bashkëpunimi. Si kryefermere e javës, Alba ka vendosur që të surprizojë edhe pjesën tjetër të banorëve të fermës, duke marrë përsipër përgatitjen e mëngjesit për të gjithë.Në orët e para të mëngjesit, ndërsa pjesa tjetër e fermerëve vazhdonin gjumin, Alba ka kryer me përkushtim detyrat e zakonshme të mëngjesit duke mjelë lopët dhe mbledhur vezët nga pula. Më pas, ajo i është afruar Limit dhe i ka propozuar: “Bëjmë mëngjesin shpejt e shpejt, ta kenë gati kur të zgjohen.”Duke shprehur vullnetin për t’u kujdesur për të gjithë. Alba shtoi: “Vetëm sot. Ata sot janë pushim, të gjithë do bëjnë çfarë të duan, si të duan.”Menjëherë më pas, të dy Limi dhe Alba,nisën përgatitjen e mëngjesit, duke bashkëpunuar në kuzhinë për t’u siguruar që çdo gjë të jetë gati për pjesën tjetër të grupit. Ky veprim i Albës jo vetëm që tregon përkushtimin e saj ndaj rolit të kryefermeres, por edhe dëshirën për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe miqësore brenda fermës.