loading

Iu fut në shtat, Alba dhe Limi debat të ashpër me Ganiun: Ke cënuar lidhjen tonë

Dinamikat, shakatë, lojërat, por edhe debatet nuk kanë fund në fermën më të ndjekur të momentit. Alba dhe Ganiu janë përplasur me njëri-tjetrin spektaklin e sotëm. Ishte pikërisht gjesti i Ganiut që mërziti Albën, por edhe Limin, ku ky i fundit u shpreh se është çift me Albën. Aktori hyri në shtratin e saj, pa e pyetur fermeren.  Ai tha se ishte në kuadër të shakasë dhe i kërkoi falje. Alba shprehet e revoltuar për ndërhyrjen në hapësirën e saj personale, duke theksuar se për të, sjelljet e fundit nuk janë thjesht lojë. Pjesë nga biseda: Nur: Unë nuk e mendova që do të bëhej kaq e madhe. Alba: Jeni akoma shumë fëmijë me mendjen që keni. Nur: Jemi në një shtëpi dhe kemi hyrë gjithë kohës në krevatet e njëri-tjetrit. Ne e bëmë për shaka. Nuk e dinim që do të vinte deri në këtë pikë, që ta nxirrte Limin jashtë vetes. Ia arriti qëllimit. Luana: Nëse do të ishe në të njëjtën situatë, si do të ndiheshe? Nur: Ajo i ka dhënë hapësirë Ganiut. Alba: Tek hapësira personale nuk ka shaka. Unë për momentin vetëm Limit i kam dhënë akses në hapësirën time personale. Për mua nuk është shaka, e kanë fajin të gjithë në mënyrë të barabartë. Hapësira ime është hapësira ime personale. Për mendimin tim, në bazë të kësaj situate është cënuar dinjiteti im, i Limit dhe raporti ynë. Gani: U viktimizua deri në pikën e fundit. Unë kur erdha ditën e parë, nuk pata kohë as të haja bukë, se më erdhi e më hipi me dy këmbë në qafë. Alba: Jo, s’është e vërtetë. Unë ditët e fundit jam larguar edhe nga lojërat me ty. Ti, si njeri i pjekur që je, në moshën që ke, duhet ta kuptosh që ky njeri po të largohet me diplomaci. Gani: Secili prej tyre do vëmendje, por ju garantoj që vëmendje nuk mbahet tek unë. Sa i përket situatës, unë nuk po ndihem aspak mirë. Kërkoj falje. I kërkoj falje Albës. Limi: Ti ke cënuar pjesën time. Pse ka ardhur aty?