loading

“Me ty kampione…”, Nur surprizohet nga një parashutë para fillimit të spektaklit

Pak para fillimit të spektaklit të sotëm, Nur është surprizuar nga të afërmit e saj me një parashutë. Ndonëse është në nominim kokë më kokë me Danelën, fermerja ka marrë mbështetje dhe emocione të cilat i ndau dhe me fermerët e tjerë. Ishte Big Mama ajo që përqafoi Nur dhe i lexoi mesazhin e shkruar për të. Ndër të tjera në parashutën e dërguar shkruhej për “Me ty kampione”. Por, një debat ka shpërthyer mes Yllit dhe Nur pas ardhjes së parashutës. Fermeri ka tentuar ta përqafojë Nur, por kjo e fundit nuk ka pranuar derisa debati ka agravuar edhe në ofendime mes fermerëve.