Andrea ‘mashtron’ fermerët: Më thoni nga një fjalë të mirë për të marrë diçka…
Andrea iu ka bërë një prank fermerëve mbrëmjen e sotme. Teksa në dorë mbante një qese me cigare, Andrea tha se ka një mision nga Agai, ku të gjithë fermerët duhet t’i thonë nga një fjalë të mirë atij. Si duket, Andrea e ka kryer me sukses prankun e tij ndaj fermerëve dhe të gjithë i kanë thënë nga një fjalë të bukur. “Je shpirt, burri më i mirë në botë, pozitiv, dashuria ime, shpirti festës, tik tokisti më i madh, të dua”, këto dhe shumë fjalë të tjera të bukura ‘rrëmbeu’ Andrea nga fermerët e tjerë teksa pas kurrizit kishte fshehur paketat me cigare. Të gjithë fermerët u gëzuan shumë kur kuptuan se ai kishte cigare. Më pas ai i ka shpërndarë cigaret me fermerët e tjerë.