“Hajde Alba marshalla…”, fermerët kërcejnë e këndojnë, fermerja në rolin e nuses
Mbrëmje magjike në Fermë. Frederiku, Andueli dhe Big Mama kanë dhuruar një super performancë ku dy fermerët këndonin dhe Frederiku luantë në piano. Ndërkohë, edhe fermerët e tjerë kanë dhuruar atmosferë ku kanë kërcyer me njëri-tjetrin. Fermerët kanë shijuar ritme të muzikës së ndryshme ku ishin të ndarë në dy grupe e kërcenin së bashku. Alba dhe Limi ishin dhëndri dhe nusja e mbrëmjes së sotme, ndërsa shoqërueset ishin Ester dhe Danela. Ishte Ester ajo që i vuri një çentro në kokë si të ishte vello dhe i dha në dorë një vazo lulesh, ndërsa Alba sillej si një “nuse zakoni”. Më pas, nusja hodhi dhe lulet të cilat i kapi Ester.