“Do krijoj një…”, Ylli pyet Big Bastën: Çfarë do të bësh nëse do të dalësh fitues?
Ylli ka vijuar intervistat e tij me fermerët. I rradhës ishte Big Basta i cili nuk i ka shpëtuar pyetjeve pikante nga Ylli. Fermeri e ka pyetur këngëtarin se çfarë do të bënte nëse do të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Big Basta tha që nuk e ka vendosur akoma por me shumë mundësi do të krijojë një fermë. Kurioz për këtë përgjigjë, Ylli ka vijuar më tej teksa i tha se nga i ka ardhur kjo ide pasi ai nuk është marrë kurrë me fshatin. Pjesë nga biseda: Ylli: Më trego se çfarë do të bësh nëse je fitues i njëqind mijë eurove. Big Basta: Nuk e kam menduar akoma por pretendoj t’i investoj në një fermë. Ylli: Çfarë nënkupton ti me fermën? Big Basta: Fermë me kafshë dhe me bimë. Ylli: Nga erdhi kjo ide sepse përveç se në Ferma Vip ty nuk të ka rënë të merresh me kafshë pasi në Tirane ti njihesh si “nona” dhe nuk të ka rënë të merresh me fshatin Big Basta: Prandaj erdha në Fermë të marr eksperiencë dhe ta praktikoj në jetën reale.