Bie gongu, fermerët bëhen gati për të shkuar te kafshët
Teksa në Fermë ka rënë gongu, fermerët po bëhen gati për të shkuar për tu kujdesur për kafshët. Ylli ka lajmëruar fermerët e tjerë për rënien e gongut, ndërkohë që ai së bashku me Danelën kanë shkuar për të mbledhur vezët. 10 kokrra janë, i tha fermerja Yllit ndërkohë që të dy së bashku kanë vijuar me punët e tjera të fermës. Ylli i ka mbushur kovat me ujë lopës, ndërsa Danela ka ushqyer pulat me misër. “Shumë etje paska patur, është nxehtë. Sa ujë ka pirë”, tha Ylli për lopën.