loading

“Gocat e mia nuk duhet ta shohin këtë”, Erandit nuk i del e keqja me Albën

Erandit duket se nuk i ka dalë e keqja me Albën, pasi fermeri është shprehur i irrituar në lidhje me situatën të krijuar mes saj dhe Limit. Teksa po rrinte me Elinarën dhe Big Bastën, Erandi u shpreh se fakti që Alba kaloi natën me Limin nuk mund t’iu hedhë hi syve 16 fermerëve. Më tej, ai tha që vajzat e tij nuk duhet ta shohin atë situatë. “Nën krevat në sy të 16 vetave, dhe të nesërmen të thuash ishim shokë se unë nuk jam kalama. Dhe vajzat e mia nuk duhet ta shohin këtë. Çfarë do të thuash ti për këtë (i drejtohet Big Bastës). Është pikëpamje objektive. Nuk besoj se ka baballarë në këtë botë që… Ti nuk mund të mos jesh dakord se nuk do të jesh dakord, e kupton llogjikën e lojës. Nëse ajo ka vendosur të luajë me këtë kartë unë do t’i përgjigjem me të njëjtën kartë”, u shpreh Erandi.