loading

Zhaku ‘shpërthen’ ndaj Anduelit: Luan disa këngë partizane dhe na u bë artist

Opinionistja Zhaku ka shpërthyer ashpër ndaj Anduelit. Ajo hodhi akuza ndaj ti si artist, teksa i tha se ke vetëm një këngë që nuk e ke shkruar vetë. Ndërkohë, Andueli i tha se ka këngë që i ka shkruar dhe vetë, por ajo nuk ka informacione për të. Pjesë nga biseda: Zhaku: Duke qenë që sapo ke dalë në skenë me një këngë që nuk e ke shkruar as vetë, ti do të kapesh me një copë kashtë. Ti ke zgjedhur Big Bastën që ka vërtetë 21 vite karrierë dhe ka disa hite. Nuk ka nevojë të na tregosh ti se kush është Big Basta. Andueli: Unë nuk e gjykoj Big Bastën për karrierën e tij. Unë e gjykoj për sfidat. Zhaku: Më dëgjo, këto janë populizma Andueli: Kam këngë që i kam shkruar dhe vetë, por nuk paske mirë informacion. Zhaku: Po të jap një këshillë meqë kam 25 vite karrierë. Ti fitues i fermës nuk je, ta garantoj. Andueli: Unë nuk jam servil, do të eci me forcat e mia Zhaku: Nuk je njeri i jashtëzakonshëm, ti je një njeri që di disa këngë partizane. Artist është ai që krijon. Ndërkohë ka ndërhyrë Kastro Zizo dhe Luana Vjollca të cilët vlerësuan Anduelin si artist. Kastro tha se ai është më artist se disa pseudo artistësh. Por opinionistja nuk ka ngurruar të hedhë sërish akuza ndaj fermerit dhe tha se nuk mund të quhet artist vetëm se i bie disa këngëve partizane.  

Ju Rekomandojmë