loading

Moderatorja Luana Vjollca nis natën e 6-të të Ferma Vip 2: Rregullat, ato që janë bërë për tu thyer…

Ka startuar spektakli i rekordeve në televizionin Kombëtar Vizion Plus. Një spektakël i cili nuk ndalet së suprizuari dhe së dhuruari dashuri dhe emocione për çdo familje shqiptare. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe nën ‘lupën’ e dy opinionistëve pikantë si Kastro Zizo dhe Zhaku, Ferma Vip 2 rikthehet mbrëmjen e sotme për të sjellë të tjera ngjarje, të tjera emocione dhe të tjera sfida. Luana ka folur mbrëmjen e sotme për thyrjen e rregullave, teksa tha se asgjë nuk i justifikon fermerët të cilët i thyejnë ato. “Rregullat! Ato që janë bërë për t’u thyer… ato që perceptohen si ‘ndalim i lirisë’ për disa… në fakt, janë ato që vendosin rend dhe mbarëvajtje për një bashkëjetesë të qetë! Sonte u ndala tek rregullat, shkelja e të cilave u kthye në një zakon për fermerët tanë gjatë këtyre ditëve… me të gjithë mirëkuptimin për të besuar se një artist kurrsesi nuk mund të qëndrojë në një kuadrat… dua të them se liria për të thyer rregullat nuk justifikohet dot për aq kohë sa cenon mbarëvajtjen e jetës së individëve që na rrethojnë! Le të inkurajojmë lojën, individualitetin, ngjyrat e gjithsecilit, lirinë për t’u shprehur e vepruar, le të inkurajojmë pranimin e mendimeve të ndryshme, por kurrsesi në kurriz të rendit… sepse rregullat nuk janë kufij… rregullat janë për të na udhëhequr drejt qetësisë, harmonisë dhe bashkësisë.” – u shpreh Luana, deklaratë kjo që mori duartrokitje të gjata nga publiku”, tha ndër të tjera moderatorja Luana Vjollca.