“Asgjë nuk na zë pa një arsye…”/ Erandi diskuton me Big Bastën për ëndrrën që ka parë
Mëngjesin e sotëm Erand Sojli është zgjuar në Ferma VIP me mendime të thella. Shkak për këtë është bërë një ëndërr nga e cila nuk i hiqet mendja. Erandi ka përshkruar ëndrrën e tij si një udhëtim në një botë simbolike dhe misterioze. “Kam parë në ëndërr sikur isha në makinë. Arrita në një hotel. Ajo që më bëri përshtypje është që kur dola, një portë e bukur me anije dhe gradacela mbrapa. Ishte portë jahtesh. Pastaj po ecja dhe doja të pija një cigare dhe hyrja në një kopësht, si parajsë. Ishte si muzg ose si agim. Pastaj pash një sy në tokë. Pash sikur ishte shtri një gomar që ju dukte vetëm syri”, tha Erandi. Për aktorin, kjo ëndërr është lidhur ngushtë me një ditë të rëndësishme që ai kishte planifikuar prej kohësh. “Sot, si ditë, kam pasur për të bërë një gjë shumë të rëndësishme në jetë. Që e kisha planifikuar prej kohësh, prandaj çuditem. Besoj se nuk është ëndërr nga muhabetet e përditshme. Ka pasur për të qenë një ditë shumë e rëndësishme për mua sot“, tha ai, duke nënkuptuar se ky moment i ëndrrës mund të jetë një shenjë që lidhet me ngjarjet e jetës së tij. Ky rrëfim i ëndrrës ka ngjallur kuriozitet dhe diskutime mes tij dhe Big Bastës.