loading

Roni këndon dhe kërcen me këngën e Dafina Zeqirit

Roni ka kërcyer mbrëmjen e sotme këngën e Dafina Zeqirit. Ka qenë Keisi ajo që e ka ftuar fermerin të kërcëjnë së bashku. Ndërkohë, Roni duket se e ka shijuar në maksimum këngën e këngëtares pasi e ka kënduar dhe kërcyer me ndjenja. Pranë tyre është afruar edhe Big Mama, Nur, Andueli, Ganiu, Ester dhe Alba. Të gjithë së bashku kanë dhuruar një super performancë. Ndërsa Keisi ka përqafuar Ronin, ata kanë kërcyer deri në përfundimin e këngës. Në fund, Roni ka falenderuar Again për këngën e vendosur. Kujtojmë se Roni ka deklaruar në Ferma Vip se nuk ka më komunikim me këngëtaren Dafina Zeqiri, ndërsa është shprehur mirënjohës për atë çfarë ajo ka bërë për profesionin dhe karrierën e këngëtarit.

Ju Rekomandojmë