Elinara ankohet për sendet e saj: Mos fusni duart te dollapet
Elinara është shfaqur e acaruar pasditen e sotme me fermerët, teksa dikush nga ato i kishte prekur sendet personale. Bëhet fjalë për cigaret, teksa Elinara tha se askush nuk duhet të fusë duart në dollapin e saj. “Çfarë bëni kështu. Mos futni duart te dollapet, po ta kisha lënë këtu hallall, por në xhep të xhupit jo. Por tani mend për herë tjetër”, tha ndër të tjera Elinara. Më tej, kanë ndërhyrë edhe fermerët e tjerë të cilët kanë ngritur të njëjtin shqetësim ku thonë se edhe atyre a kishin vjedhur cigaret. Ndërkohë, Limi ka pyetur Elinarën se kur ka ndodhur kjo situatë. Ai i thotë se ja ka marrë njëra nga vajzat. Edhe Keisi ka thënë që sendet personale nuk duhet të preken, ndërsa të gjithë fermerët e nxisin Elinarën të shkojë të ankohet.