Zarf në Fermë, Agai vë fermerët përballë fakirëve; kë do shpëtojnë ata? | Ferma Vip
Një zarf ka mbërritur në Fermë, teksa është Limi ai që do e lexojë se çfarë do të thotë Agai këtë herë. Në zarf thuhej se fermerët duhet të zgjedhin nga një emër se cilin nga fakirët duan të shpëtojnë dhe ta marrin në shtëpi. Përzgjedhja e emrave filloi menjëherë pasi Limi lexoi zarfin. “Fermerë, ju duhet të zgjidhni tani. Keni mundësi të zgjidhni dy nga katër fermerët që ndodhën te Fakiri. Secili prej jush duhet të zgjedhë nga një emër. Koha fillon tani, nëse do të ketë barazi votash, ndarjen dhe zgjedhjen e bën kryefermeri”, thuhej në zarf. Ndërkohë, Limi ka nisur menjëherë të pyesë fermerët për emrin të cilin dua të shpëtojnë. Dy fakirët që shpëtuan dhe u përzgjodhën për të shkuar në shtëpi janë Big Basta dhe Andueli. Por, edhe Ylli dhe Andrea morën vota nga fermerët, por nuk mund të dilnin nga shtëpia e fakirit.