loading

“Të shfytëzoi për një natë”/ Big Mama ndan krevatet e Albës dhe Limit, ‘shpërthen’ ndaj fermeres: E pamoralshme

Nata intime që Alba kaloi me Limin në dhomën e gjumit poshtë jorganit mbrëmjen e 15 prillit ka irrituar Big Mamën, e cila ka kaluar në ofendime ndaj fermeres duke e quajtur të pamoralshme. E gjitha ka filluar kur këngëtarja duke bërë punët, ka ndarë krevatin e dyshes dhe ndërkohë ka debatuar me Albën duke i thënë: “ Limi të ka përdorur vetëm për një natë”. Pjesë nga debati: Big Mama: Ron më ndihmo t’i ndaj pak këto krevatet Alba: Kot i ndani, se po deshi ai t’i bashkojë, i bashkon prap. Në rast se dëshiron Big Mama: Urdhër e kam prej Limi t’i ndaj. Më vjen keq se të ka bërë për budalla. Të ka shfrytëzuar veç për një natë Alba: Edhe ju kënaqeni me këto gjëra Big Mama: Po kënaqemi se kur shohim kështu debile si ti, të pamoralshme, normal kënaqemi Big Mama: Ju edhe pornografi xhironi veç vëmendje të keni Alba: E pamoralshme është të ndjesh emocion? Big Mama: Emocion? Për një njëri që nuk ndjen për ty? Dhe ti për vëmendje je në gjendje edhe në krevat t’i hysh, edhe pornografi të xhirosh Alba: Pornografi? Çfarë je duke thënë moj Big Mama se shumë fjalë e rëndë je duke përdor Big Mama: E ka parë gjithë Shqiptaria ca kë bërë mbrëmë, edhe klithmat t’i kanë dëgjuar! Të hysh në krevat dhe të bësh ‘ah ah’ Nga ana tjetër gjatë një bisede me Limin Big Mama i është drejtuar konkurrentit duke i thënë ndër të qeshura: O Limi, vëlla të kam, bëj çfarë të duash vetëm farën mos e zgjero.

Ju Rekomandojmë