Zarf në Fermë, çfarë do përfitojnë fermerët nëse fitojnë sfidën e Agait?
Një zarf ka mbërritur në Fermë mbrëmjen e sotme ku Agai i ka vënë përballë një sfide fermerët në lidhje me buxhetin. Kryefermer Frederiku ka lexuar zarfin ku në të shpjegohej e gjithë sfida, ku nëse fermerët fitonin do t’i shtoheshin 20 përqind nga buxheti i fituar mbrëmjen e djeshme. Big Basta, Andrea, Andueli dhe Ylli do të jenë 4 fermerët që do të zhvillojnë sfidën. “Fermerë, duke parë vështirësitë që hasët në buxhetin javor, Agai ka vendosur të iu zhvillojë një sfidë. Big Basta, Andrea, Andueli dhe Ylli do të jenë 4 fermerët që do të zhvillojnë sfidën. Keni kohë 60 minuta. Nëse fitoni do t’i shtoni shtëpisë 20 përqind. Nëse nuk penalizohet do ketë një penalizim. Në Arenën jashtë janë dy fuçi me ujë ku do të transportoni ujin me lugë në dy kova. Sfida quhet e kryer nëse për 60 minuta do vendosni balancë mes kovave. Kujdes, nuk duhet të përdorni asnjë mjet tjetër përveç lugëve”, thuhej në zarfin e Agait.