“Sa do të doja të isha kryefermere”, Alba flet me Limin: A ke besim te unë?
Alba është shprehur ditën e sotme se do të donte të ishte kryefermere. Limi i tha fermeres që nëse nxjerr edhe disa anë të mira mund të bëhet. Ndërkohë, Alba e pyeti Limin nëse do votonte që ajo të bëhej kryefermere. “Sa do të doja të isha kryefermere. A ke besim te unë”, i tha Alba-Limit. Më tej, dy fermerët kanë nisur të bëjnë shaka me njëri-tjetrin, teksa Alba i ka thënë se do të të rrah.