Keisi surprizohet nga e ëma, ja këshillat që i dha ajo fermeres
Nuk kishin si të mungonin surprizat as këtë mbrëmje në Ferma VIP 2. Një nga fermeret gjatë javës tregoi një histori prekëse nga jeta e saj. Keisi tregoi se prindërit e saj ishin drejt divorcit dhe se ajo ishte një urë lidhëse mes të dyve për momentin. Por Keisi u shpreh mjaft e shqetësuar për dy vëllezërit e saj më të vegjël. Pjesë nga biseda: Keisi: Do doja që në çdo lloj situate t’i shhja duke buzëqeshur. Jeta është e gjatë edhe për hir të vëllezërve, unë më duket sikur nuk jam më barrë për ata veçse jamn fëmija i tyre, ata Dioni me Nazin janë të vegjël akoma. Luana: Për kë të ka marrë më shumë malli? Luana: Keisi: Si ndaj dot, për të katërt. Luana: Je e sigurt? Keisi: T’i ndieja erën mamit dhe … Luana: T’i shoh pak takat? Keisi: Të mamit janë Luana: Do shkojmë tani te shtëpia e njishit se aty na pret mami Pasi la plevicën Keisi ëhstë takuar me nënë e saj, ku dhe është çmallur. Ndërkohë kjo e fundit ka lënë edhe disa porosi. Luana: Si të është dukur rrugëtimi i Keisit? Nëna e Keisit: Keisi më ka dhënë një premtim, që nuk do të na zhgënjejë. Gjithsesi unë e kuptoj shumë mirë, që mosha e Keisit, brezi i Keisit i perceprton gjërat shumë më ndryshe nga ne. Veprojnë pa i menduar gjatë gjërat. Unë besoj se ardhja ime këtu, dhe vendimi im për të ardhur, disa gjëra nuk më kanë pëlqyer. Ardhja ime këtu Keisit do t’i japë shumë zemër dhe do të ndryshojë diçka. Mamaja e Keisit tha se ajo që nuk i ka pëlqyer nga vajza e saj janë prekjet e shumta me Limin, ndërsa tregoi që e bija të jetë më e vëmendëshme.