loading

“Bën edhe si shkrimtar”, plas debati mes Albit dhe Kastro Zizos: Me dy fjali, ule veten në tokë!

A po krijohen aleanca dhe grupime brenda Ferma VIP 2? Ishte kjo pyetja që ndezi debate dhe përplasjet në spektakël. Albi deklaroi se dëshiron të jetë vetvetja dhe se nuk do të krijojë aleanca. I të njëjtit mendim ishte edhe reperi Big Basta. Ndërkohë, opinionisti Kastro Zizo iu tha fermerëve se nuk kanë kuptuar asgjë se çfarë po ndodh në rrethimin e fermës. Ai u shpreh se të thuash “nuk dua aleancë” tregon vetëm dobësi. Pjesë nga biseda: Big Basta: Nuk janë krijuar akoma grupimet. Mundohemi të kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Nga shumë kam marrë mbrapsht dhe i vlerësoj shumë. Kemi hyrë vetëm, dhe nuk mendoj se duhet të ketë gjeneralë apo ushtarë. Albi: Nuk kam menduar realisht për aleanca. E kam nisur këtë rrugëtim duke qenë unë dhe vetëm unë. Aleanca, për mua, është vetëm duke treguar atë që di të bëj më të mirën për ata miliona e mijëra shqiptarë që na ndjekin. Zizo: Ju ja paskeni futur kot. Nuk paskeni kuptuar asgjë. Ti, Albi, që bën edhe si shkrimtar, duhet ta dish që një nga rregullat e një shkrimtari të njohur është: “Vështro ndryshe, përfundo në tokë.” Dhe natyrisht, atë gjënë nuk e bën dot vetëm, sidomos me një ego apo personalitet si secili prej jush. Krijoni aleanca, shfrytëzoni njëri-tjetrin. Të thuash “nuk dua aleancë” tregon vetëm dobësi. Albi: Marrëdhëniet apo edhe aleancat do t’i krijoj me ata që dua unë, jo sipas asaj që “duhet” në këtë lojë. Nuk je ti ai që do të më gjykosh nëse jam shkrimtar i mirë apo jo. Zizo: Unë jam një nga ata që do të të kujtoj se jam “Qytetar Nderi” në Nju Jork, “Artist i Vitit” në Uashington dhe fitues i mbi 40 çmimeve. Aq më tepër, që edhe i kam lexuar shkrimet e tua. Me dy fjali, ule pak veten në tokë, edhe mendo: “Çfarë po bëj? Po i bie kastros.” Albi: Ne jemi në 11 ditët e para. Duhet t’i njohim mirë të tjerët, pastaj bëjmë aleanca. Zizo:  Po bëj krushqi pastaj!