loading

“Jam vetëvetja”, Luana hap natën e katërt live të Ferma VIP2: Të gjithë luajmë një rol…

Moderatorja Luana Vjollca ka hapur natën e katërt live të Ferma VIP2. Ashtu si në çdo nisje të spektaklit, Luana e ka nisur me një monolog. Moderatorja bukuroshe ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me sjelljen e personave dhe rolin e gjithsecilit prej tyre. Ajo tha gjithashtu se duhet ta kuptojmë që secili nga fermerët kanë krijuar një mburojë roli që për të përballuar këtë spëktakël nuk është aspak e lehtë. “Jam vetëvetja, ose unë po bëj lojë. Por a janë fermerët në një rol, sigurisht. Të gjithë prej nesh luajmë një rol, psh atë të gruas së fortë e cila ka aq dhimbje brenda vetes. Rolin e vetëbesimit ku pasiguritë të na hanë pak e nga pak. E teksa përballemi me veten, e dimë se të luash një rol është e paevitueshme. E kështuqë le të pranojmë se ata aty brenda mes emocioneve, patjetër që kanë krijuar një mburojë roli për të përballuar këtë lojë që nuk është aspak e lehtë”, u shpreh Luana.