loading

“Mos guxo të tallesh me Again”/ Alba lexon zarfin, cila është detyra e re për fakirët?

Një zarf ka mbërritur te shtëpia e Fakirit. Ndërkohë, Alba ka gënjyer fakirët në lidhje me përmbatjen e zarfit. Big Mama i ka thënë Albës se nuk duhet ta ndërrojë kurrë zarfin, ndërsa fermerja ka nisur të lexojë mesazhin e saktë që thuhet në zarf. “Fakirë, ju duhet të gatuani një darkë për kryefermerin dhe jo vetëm kaq. Kujdes! Askush nuk duhet ta dijnë se çfarë jeni duke bërë dhe për kë po bëhet kjo darkë. Darka duhet bërë për më shumë se 3 persona. Ju duhet ta servirni darkën dhe të prisni te shtëpia e “Njishi-t” deri në një urdhër të dytë”, thuhej në zarf. Ndërkohë, mes fakirëve ka patur një debat dhe i kanë thënë Albës që ajo  nuk duhet të vijë pasi ka thënë se është sëmurë.

Ju Rekomandojmë