loading

Zarf në Fermë, detyrat e reja për Anduelin dhe fermerët…

Në Fermë ka mbërritur një zarf ku në të shkruhen detyrat e reja për Kryefermerin dhe fermerët e tjerë. Në zarf shpjegoheshin të gjitha detyrat e caktuara nga Agai, si dhe punët e ndara për nesër. “Kryefermer Anduel. Ke për detyrë të ndjekësh çdo proces pune te stalla, sera, shtëpia dhe në të gjithë Fermën. Duhet të deklarohet çdo ditë se sa vezë janë mbledhur dhe sa litra qumësht nga lopa dhe dhia. Përveç punëve të paracaktuara, do të keni çdo ditë detyra të reja çdo ditë. Plani i punës për nesër pasi të keni përfunduar punët te stalla dhe te sera, do të korrni barin si dhe ujitja e luleve në shtëpi. Limi, Ester, Gania, Keisi gatuajnë drekën dhe pastrojnë shtëpinë. Korrja e barit para shtëpisë, Nur, Andrea, Albi. Korrja e barit pas shtëpisë dhe ujitja e luleve, Ron, Frederik, Big Basta”, thuhej ndër të tjera në zarfin e dërguar nga Agai.