“Po më dridhet zemra”/ Gomari tërheq Albën
Alba është përballur sot me një skenë të papritur në Fermë. Teksa po mbante gomarin me litar duke i kërkuar djemve të fermës ta nxjerrin xhiron, Ozi (gomari) ka nisur të vrapojë duke e tërhequr me vete Albën. Kjo e fundit është treguar e guximshme dhe nuk e ka lëshuar litarin, derisa Ylli i vjen në ndihmë. “Edhe gomarin e tërbove”, e ngacmojnë fermerët e tjerë pasi situata është qetësuar.