“Unë duhet të dal nga loja, nuk mundem kështu”, Alba mërzitet keq me Limin dhe Ganiun: Do ta pyes a e ka seriozisht me atë tjetrën
Mbrëmjen e sotme Alba është mëzitur keq me banorët. Gjatë një bisede me Albin, ajo shprehet se fermerët ndryshojnë sjellje ndaj saj sa herë që ajo i afrohet. Unë kur i shoh këto gjëra stepem tha Alba. Fermerja u shpreh se në momentin që të gjithë përfshihen, të gjithë rikthehen në lojërat e tyre. Kjo situatë sipas saj e pezullon atë nga loja. Më tej, ajo i tha Albit se është mërzitur shumë me Limin dhe me Ganiun. Ajo theksoi se do ta pyesë Limin nëse e ka seriozisht me atë tjetrën. “Unë duhet të dal nga loja. Se nuk kam çfarë rrugëtimi të vazhdoj. Ne na lidh energjia me disa persona, prandaj rrimë. Mua më pezullon se unë nuk mund të jem false. Gania dhe Limi më kanë zhgënjyer. Ganiu stepet sapo afrohen të tjerët, i bën lojërat me kokë jo me zemër. Kjo ne na pezullon. Unë nuk mund të vazhdoj kështu. Unë duhet ta pyes atë nëse e ka reale me atë tjetrën apo jo (flet për Limin). Nuk e di a del në publik kjo që them unë tani. Nuk duhet të dalin këto. Unë dal keq”, tha Alba. Ndërkohë, Albi është munduar shumë ta qetësojë.