Danela Shima, fermerja e dytë që i bashkohet sonte Ferma Vip
Pas aktorit Gani Germia, në Ferma Vip 2 pati një tjetër hyrje surprizë. Danela Shima është fermerja e dytë që i bashkohet sonte Ferma Vip. Danela u prit me poezi nga Albi, i cili është poet në Ferma VIP 2. Pas hyrjes së Danelës shkon në 17 numri i fermerëve, pasi më herët doli Silvana e cila mori më pak vota se Alba. Ndërkohë kujtojmë që para daljes, Silvana me të drejtën që i ka dhënë Agai, ka zgjedhur kryefermerin e ri, i cili është Andueli.